Moti me shi e borë në fundjavë

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore.

Sipas IHMK-së, të shtunën parashihet mot i vranët, me riga shiu vende-vende. Në viset e larta malore, vranësirat pritet të sjellin edhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Ndërkaq, edhe të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në zonat e larta malore po ashtu parashihet borë e dobët.

Temperaturat minimale të dielën do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 4 deri në 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...