Shëroni venat e zgjeruara me vetëm tre përbërës

PUBLIKUAR

Venat e zgjeruara mund të shfaqen te çdo person dhe kjo ndodh për arsye të ndryshme.

Sidoqoftë, në të gjitha rastet ato shkaktojnë dhimbje të padurueshme në këmbë.

Këto janë arsyet kryesore se pse shfaqen venat e zgjeruara:

– Mungesa e aktivitetit fizik apo ushtrimeve fizike

– Ndryshime të papritura hormonale

– Plakja etj.

Fatmirësisht, simptomat dhe shkaktarët e kësaj sëmundjeje mund të trajtohen me receta të ndryshme, të cilat janë dëshmuar se janë shumë efektive.

Sot, Telegrafi e sjell për ju një ndër trajtimet më të suksesshme natyrale të venave të zgjeruara, e cila është kombinimi i uthullës së mollës me karotë dhe aloe Vera.

Përbërësit:

– Gjysmë gote aloe Vera

– Uthull të mollës

– Gjysmë gote karotë të copëtuar

Përgatitja:

Karotat e prera dhe aloe Vera i përzieni me mikser, ndërsa gjatë procesit shtoni uthullën e mollës. Vazhdoni të përzieni derisa të fitoni një lëng të butë.

Me lëngun e fituar i lyeni këmbët dhe i mbani lart për gjysmë ore. Pastaj, i lani këmbët me ujë të ftohët.

Këtë e përsëritni disa herë në ditë për të pasur rezultate të shpejta. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...