Sherifi: Qeveria mund të na lë edhe sivjet pa liberalizim të vizave

PUBLIKUAR

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovës, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit, Isa Mustafa se edhe gjatë vitit 2017 Kosova mund të mbetet pa liberalizim të vizave nëse në muajin shkurt nuk ratifikohet demarkacioni

Sherifi ka deklaruar se kriteri kryesor për liberalizimin e vizave është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria në vend se të jep llogari pse nuk i ka arritur rezultatet e duhura në plotësimin e kushtit për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ajo për dështimet e veta përpiqet t’ia hedhë fajin opozitës”, ka thënë Sherifi për lajmi.net.

Duke folur për demarkacionin si kriter, ai ka potencuar se qeveria duhet ta pranojë rishikimin e kësaj çështje përndryshe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Ndërsa, sa i përket këtij versioni të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, qeveria duhet sa më shpejt të pranojë rishikimim e saj, nëse jo, atëherë le të jep dorëheqje në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Bilall Sherifi

Sipas tij kur nuk arrihet konsensusi, rruga e vetme për ta parë kush ka të drejtë është përmes zgjedhje, ku qytetarët do ta jepnin vendimin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...