Sherifi: Në Kosovë mund të bëhesh çka të duash e të mos përballesh me pasoja

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...
Anëtari i Kryesisë së NISMA – s për Kosovën, Bilall Sherifi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka komentuar arrestimet që kanë ndodhur sot në Serbi.

“Arrestimet në Serbi për korrupsion nga një këndvështrim ndryshe.

Pas lajmit se në Serbi për korrupsion u arrestuan mbi 80 persona, ish zyrtarë dhe zyrtarë akual të lartë, këtu tek ne pati reagime të shumta duke e lavdëruar Serbinë për këto veprime.

E shihni pra? Serbia nuk lejon ta vjedhësh shtetin, për vepra të tilla ajo të arreston, të futë në burg. Mirëpo, në emër dhe për interes të saj mund të vrasësh, të bësh krime nga më monstruozet dhe shteti nuk të ndjek, ai i ndihmon të tillët që drejtësia të mos i arrijë kurrë. Madje, edhe ata pak të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte, i shpallë dhe i trajton si heronj, siç ishte rasti me Llazareviçin dhe pritjen e tij si hero nga ministri Vulin në aeroportin e Nishit.

Ndërsa në Kosovë ndodhë krejt e kundërta, po të kishe luftuar për liri dhe pavarësi të vendit, të pret burgu, dënohesh me burg të rëndë edhe nëse viktimës së krimit për të cilin akuzohesh nuk i dihet fare identiteti, siç është rasti me Sami Lushtakun. Kosova themelon edhe gjykatë speciale për të ndjekur dhe dënuar UÇK-në, edhe atë në bazë të akuzave të fabrikuara nga Serbia. Këtë e bën shteti i Kosovës.

Në anën tjetër, Kosovën mund ta vjedhësh, mund ta shesësh tërë pasuritë e saj në mënyrë kriminale, mund të nënshkruash marrëveshje fatale për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit, siç është Zajednica me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi dhe të mos përballesh me asnjë pasojë. Përkundrazi shteti i rrahë, i burgosë, i dënon të gjithë ata që guxojnë të kundërshtojnë veprimet dhe marrëveshjet e tyre, tanimë të konfirmuara si anti kushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Sherifinë profilin e tij në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...