Shërbyesit publikë presin pagën e 13-të, kur pritet të ekzekutohet

PUBLIKUAR

Sot, shënon data 5 shkurt dhe shërbyesit civilë në Kosovë ende nuk kanë marrë pagën e 13-të, e cila ishte premtuar të përfshihet me Ligjin e ri për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati deklaruar se paga e 13-të për administratën shtetërore është parashikuar me ligjin e ri dhe do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, sapo të formohet dhe të votohet Ligji për buxhetin, shkruan IndeksOnline.

Kështu që paga e 13-të do të mund të ekzekutohet vetëm pas miratimit të Ligjit për buxhetin.

Paga e 13-të do të duhej të jepej në fund të vitit, mirëpo qeveria e re synon që kjo pagesë të realizohet në fillim të vitit, duke theksuar se sa më shpejt të formohet qeveria, aq më shpejt do të bëhet edhe kjo pagesë.

Gjatë mandatit të Kurtit, pagat në administratën shtetërore janë rritur përgjithësisht për 47%, ndërsa pabarazia midis pagës më të lartë dhe asaj më të ulët është zvogëluar nga raporti 20 me 1 në 4 me 1./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...