Shënohet dita e Mamive në QKMF-Lipjan

PUBLIKUAR

Dita ndërkombëtare e MAMIVE në QKMF të Lipjanit, shënohet me shumë aktivitete .

Ligjërata me temë “Gjidhënia për fëmijë të shëndosh si dhe kujdesi antenatal në kujdesin primar shëndetësor në komunën e Lipjanit, të organizuara nga trajnuesja Luljeta Reçica QEVI- Lipjan, dhe të mbajtura nga infermieret e shërbimit të matemitetit dhe AFM- Dobrajë.

Në këtë rast, drejtori i QKMF- së në Lipjan, Agim Krasniqi, tha se duhet theksuar rolin shumë dimensional të mamive, roli i tyre në fillimin e një jete të re, këshillimi i nënës dhe gjithë familjen për kujdesin ndaj fëmijës dhe lehonës në familje e deri te roli i një edukatore shëndetësore.

Po ashtu në shënim të kësaj dite, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e UNICEF dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë të Kosovës për Infermieri.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...