Shënohet dita e çlirimit në Lipjan

PUBLIKUAR

Lipjani feston gjashtëmbëdhjetë vjetorin e çlirimit. Me këtë rast, përveç manifestimeve të shumta kulturore që janë mbajtur, sot në asamblenë komunale të Lipjanit, është mbajtur një ceremoni solemne, e cila është organizuar nën kujdesin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Kreu komunal i Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se kjo ditë do të mbetet e përjetësuar me të kaluarën tonë.

“Kjo ditë çlirimi, na kthen tek kujtimi për luftën heroike të Kosovës, duke na shërbyer në kujtesë edhe si një ditë falënderimi dhe mirënjohje për aleatët tanë SHBA-të, NATO-në, miqtë tanë vizionarë që projektuan ëndrrën tonë, dhe thirrjet e presidentit Rugova, thirrjet e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, për liri dhe pavarësi. Kjo ditë çlirimi, na kujton rrugën e heroizmit, që ndjeken familja Jashari, dhe gjithë ata, bijë e bija që ndjeken rrugën e flijimit” , ka thënë kryetari Ahmeti

Ahmeti po ashtu ka theksuar se, 16 vite lire, vendi ka shtuar progres, por lufta ndaj përmirësimit të gjendjes sociale për qytetarët e komunës së Lipjanit dhe të Kosovës, mbetet preokupim.

“ Sot kur festojmë çlirimin tonë, na thërret ndërgjegjja, ta rikthejmë memorien se si kemi arritur deri këtu, dhe mbi këto fakte të së kaluarës të reflektojmë me pozitivitet, të reflektojmë për progres të shoqërisë sonë, vendit tonë.
Kësaj dite që e ndan në epoka historinë e Lipjanit, duke i paraprirë ngjarje të tjera të lavdishme , gjeneratë pas gjenerate , sakrificë pas sakrifice, jetë pas jete, djersë, mund e lot, – deri tek gjaku i derdhur që përmbylli përpjekjet shekullore për liri dhe pavarësi”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti përgjatë fjalimit të tij ka vlerësuar amanetin dhe idealin e gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e vendit, duke thënë se, sakrifica për pavarësinë e vendit është e jetësuar thellë ndër breza.

Po ashtu në kuadër të ditës së sotme, ditës së paqes, janë organizuar edhe shumë aktivitete të tjera kulturore dhe sportive.

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...