Shënohet 67 vjetori i themelimit të Universitetit Kirili dhe Metodi

PUBLIKUAR

Sot u shënua 67 vjetori i themelimit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, ç’rast janë organizuar disa aktivitete dhe vendosja e kurorave të lules para bustit të Shën Kirilit dhe Metodit para rektoratit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas TV 21, rektori i këtij universiteti, Velimir Stojkovski tha se me rastin e këtij përvjetori do të ndahen dy tituj nderi, doktor nderi të shkencave për profesoreshën gjermane EvaMari Hej Hokins – prodekane e Universitetit të Lajpcigut dhe profesoresha Irene Marta Lang nga Universiteti i Vjenës.

Rektori Stojkovski tha se ky universitet me 60 mijë studentë, 23 fakultete dhe 3300 të punësuar vazhdimisht është përballur me situata të ndryshme dhe gjithmonë është tentuar për të dalë me ndonjë zgjidhje dhe për të vazhduar rrugën e ndjekur tashmë 67 vite.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...