Sheholli: Murale të Putinit ka edhe në Kosovë, Zveçani e ka shpallur “Qytetar Nderi”

PUBLIKUAR

Fatmir Sheholli – Drejtor i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se në Kosovë ekzistojnë murale të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se madje në Zvecan atë e kanë shpallur qytetar nderi.

“Murale të Putinit ka edhe në Kosovë. Janë të mëdha. E kanë shpallur qytetar nderi. Me shku në Zvecan e keni. Shumë mirë kish me qenë këta krerët e shtetit të vijnë dhe t’i shohin. Është pak e çuditshme, sepse nuk cuditem me Vucicin, Dacicin e Vulinin se janë totalisht pro-rus, por kjo opozita që ka 13 vite që është në pushtet Vucici dhe janë në tundrën e tij, por vetëm ish-presidenti të Serbisë Boris Tadic, pasi opozita nuk po e ngre zërin”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga institucionet të marrin masa. /Gazeta Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...