Shefja e GP të Vetëvendosjes me mesazh inkurajues për Adriana Matoshin: Shpirt i bukur, të presim më të fortë

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila i ka dalë në mbështetje deputetes së VV-së, Adriana Matoshit, pasi njoftoi se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë viteve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se e pret rikthimin e saj më të fortë, raporton Indeksonline.

“Të presim të na kthehesh më e fortë dhe e buzëqeshur me energjinë dhe dashurinë për jetën dhe njerezit”, ka shkruar ajo.

Njoftimi i plotë:

Vështirësitë dhe betejat e jetës të kanë forcu dhe të kanë dhënë më shumë dashuri e vullnet për jetën dhe njerezit.

E dashur Adriana,

Të presim të na kthehesh më e fortë dhe e buzëqeshur me energjinë dhe dashurinë për jetën dhe njerezit.

As njëra as tjetra nuk ishin të lehtë me ty, por ti gjithmonë triumfove si një zonjë e cila rrugëtimin e saj nëpër vështirësitë dhe përpjetëzat e jetës, e bën me taka, buzëkuq dhe buzëqeshjen magjike e vullentin e pashembullt për të treguar se e mira e mund të ligën, gjithmonë!

Suksese edhe në këtë sfidë shpirti i bukur, të presim mes nesh për vazhdimin e këngës tonë dhe gëzimit të fitores tënde ❤️

 

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...