Shefja e EULEX’it: Kosova po bën shumë përparime

PUBLIKUAR

Ministrja për Dialog Edita Tahiri priti në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis institucioneve të Kosovës me EULEX-in, me theks të veçantë për rolin e EULEX-it për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ajo e njoftoi për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë në avancimin e gjithanshëm të reformave, duke shprehur përkushtimin për fushat e sundimit të ligjit dhe drejtësisë në dobi të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit, ndërkaq çmoi bashkëpunimin me EULEX-in në këtë drejtim, transmeton Klan Kosova.

Ministrja për Dialog dhe shefja e EULEX-it biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e proceseve integruese evropiane. Ministrja Tahiri falënderoi EULEX-in për kontributin që po jep për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë këtyre viteve.

Nga ana e saj, Papadopoulou, vlerësoi progresin në Kosovë, duke thënë se, që nga koha kur ajo ka qenë në Kosova ka bërë përparime shumë të rëndësishme dhe të dukshme. Ajo ka shprehur përkrahjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që lidhen me mandatin e EULEX-it, duke u përkushtuar në konsolidimin e mëtejmë të sundimit të së drejtës në Kosovë.

Shefja e Misionit e tha se EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në përballimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori të pavarur.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...