Shefi i OSBE’së: Të mos ketë seanca të mbyllura sepse humb besimi i qytetarëve në drejtësi

PUBLIKUAR

Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian [OSBE] në Kosovë, Jan Braathu, theksoi se pavarësisht përparimeve të bëra, Kosova ende ka shumë punë për të bërë në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori Braathu tha se gjatë kësaj jave ka kuptuar se funksionimi i gjykatave në veri të Kosovës, do të kompletohet në muajin e parë të vitit të ardhshëm.

Ambasadori i OSBE-së foli edhe për mënyrën se si duhet të jenë të hapura dhe transparente gjykatat në punën e tyre. Sipas tij, transparenca është rruga më e mirë për ta rritur besimin në gjykata.

“Ne e kuptojmë se nganjëherë gjykatat duhet të jenë të mbyllura varësisht nga ndjeshmëria e rasteve, për shkak të dëshmitarëve apo edhe për arsye të tjera. Sidoqoftë, ne ju inkurajojmë që seanca të mbyllura gjyqësore të ketë minimalisht dhe vetëm atëherë kur janë të nevojshme. Kjo ka të bëjë me besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, theksoi ambasadori Braathu, transmeton REL.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...