Duke e drejtuar gishtin kah La Liga, Premierliga dhe Serie A, si dhe duke iu referuar një shembulli specifik, Antoine Griezmannit, shefi i kampionit gjerman shprehi shqetësimet e tij, transmeton Gazeta Express.
“Nuk jam i brengosur vetëm për çmimet e blerjeve të lojtarëve, sepse 100 apo 120 milionë euro nuk është asgjë e veçantë në ditët e sotme”, tha Rummenigge për gazetën gjermane Bild.
“Jam shumë më i brengosur për pagat që po paguhen, veçanërisht në Spanjë, Angli dhe Itali. Trendi po shkon drejt pagave neto. Duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e destabilizuar strukturën e pagave. Pagat janë tejet të larta”, shtoi ai.
Më pas, Rummenigge e mori shembull sulmuesin francez që iu bashkua këtë verë Barcelonës nga Atletico Madridi.
“Shikoje për shembull Griezmannin dhe pagën e tij që vlen miliona euro në vit dhe paguhet neto. Të gjitha këto paga duhet të shumëzohen me dy sepse klubet po i paguajnë edhe taksat. Bayern Munich nuk do të marrë pjesë në çmenduri të tilla”, theksoi ai. /Gazeta Express/


