Shefi ekzekutiv i Mallorcas flet për situatën e Muriqit

PUBLIKUAR

Shefi ekzekutiv i Mallorcas, Alfonso Diaz ka folur për pozicionin e klubit spanjoll karshi Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu në fanellën e klubit ishullor gjatë huazimit gjashtë muajsh duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime, me ç’rast e ndihmoi Mallorcan të shpëtojë nga rënia prej ligës.

 

E tash, klubi i La Ligas është i interesuar për ta blerë krejt kartonin e prizrenasit, i cili është në pronësi të Lazios, shkruan “Gazeta Express”

Klubi italian është i vendosur të mos zbresë nën shumën prej 11 milionë eurosh për 28 vjeçarin.

E Mallorca po e ka të vështirë ta paguajë këtë shumë, por që do të mundohet ta gjejë një zgjidhje.

“Drejtori sportiv, Pablo Ortells po punon në të gjitha linjat. Nëse Muriqi do të vazhdojë me ne, është një çështje ekonomike. Do të shohim nëse do të mundë t’i plotësojmë kushtet dhe kërkesat e tyre (Lazios)”, ka thënë Diaz para mediave.

Sipas tij, Mallorca do ta ketë buxhetin e njëjtë sikur vitin e kaluar, sa u përket përforcimeve, shkruan “Gazeta Express”.

Para fillimit të sezonit 2021/22, klubi spanjoll i kishte në dispozicion 48.2 milionë euro për përforcime.

Mbetet të shihet nëse Muriqi do ta vazhdojë eksperiencën në Mallorca apo do të rikthehet përkohësisht në Lazio, për t’u transferuar më pas me gjasë në Turqi, ku e duan ish-klubi i tij, Fenerbahçe dhe gjiganti tjetër turk, Galatasaray. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...