SHBA-të, donacion për Kompaninë e Deminimit të FSK-së

PUBLIKUAR

Në Kazermën e Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC), të FSK-së, në Prizren u mbajt ceremonia e certifikimit të trajnerëve për Deminim, Eliminim të Mjeteve të Pashpërthyera (EOD) dhe pastrim të fushëbetejave (BAC), si dhe u zhvillua dorëzim-pranimi i një donacioni me pajisje specialistike për operacione të Deminimit, dhuruar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në vlerë prej afër 200 mijë euro.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së FSK-së, ministri i MFSK-së, Haki Demolli fillimisht falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadën Amerikane në Kosovës për donacionin dhe mbështetjen në kontiuitet të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve dhe përmbushjen e misionit të saj në mënyrë efikase.

Ai, me këtë rast, shtoi se ekzistimi i zonave të minuara dhe mjeteve të pashpërthyera në zonat e afektuara nga to, nuk përbën vetëm një rrezik për jetën e njerëzve e banorëve, por e rëndon edhe gjendjen ekonomike të tyre për shkak të pamundësisë së punimit të tokave bujqësore dhe shfrytëzimit të produkteve malore.

Sipas njoftimit, në tërësi, që nga viti 1999 e këndej nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese janë pastruar mbi 50 milionë metra katrorë sipërfaqe dhe janë gjetur mbi 90 mijë mina dhe mjete të pashpërthyera.

E po sipas njoftimit, i tërë ky sukses nuk do të ishte i mundshëm pa ndihmën e miqve tanë nga SHBA-të,
të cilët kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme në këtë fushë, si me trajnime, pajisje e mbështetje tjera.

Donacioni në vlerë prej afër 200 mijë dollarëve është siguruar nga programi për ndihma i Komandës së SHBA-ve për Evropë.

Në ceremoni, përveç tjerëve kanë qenë prezent edhe ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, si dhe ambasadori i SHBA-ve, në Prishtinë, Gregory Delawie.

Në fund të ceremonisë, sipas njoftimit, u dhanë certifikatat 15 pjesëtarëve që kryen trajnimin trajno-trajnerët niveli parë, faza e dytë për deminim dhe instruktorëve amerikanë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...