SHBA publikon Listën e Zezë: Aty mbesin Limaj, Haradinaj, Selimi, Lladrovci, Lushtaku…

PUBLIKUAR

Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota

Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar sot, më 3 shkurt, transmeton lajmi.net.

Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.

Përveç kësaj, aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.

Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.

Aty është edhe Millorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë.

Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së.

Edhe Sami Lushtaku është aty

Më poshtë ua sjellim disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:

Ramiz Lladrovci

Naser Kelmendi

Lavdrim Muxhaeri

Haradin Bala

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Sami lushtaku

Isak Musliu

Jonuz Musliu

Shefqet Musliu

Rrustem Mustafa

Rexhep Selimi

Azem Syla

Emrush Xhemajli

Sami Ukshini

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...