SHBA me moral të lartë: Me mendjen tonë jemi këtu deri më 19 dhjetor

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ata kanë mentalitet për të shkuar deri në finale

Një vend në 1/8-ën e finales në Katar i ka dhënë Kombëtares së SHBA shumë besim për ndeshjen e së shtunës kundër Holandës, në të cilën kombëtarja e yjeve dhe shiritave nuk do të jenë favorit.

“Është një mundësi e madhe. Por, jo diçka që ne hymë në të sa për të qenë”, tha trajneri i SHBA-së, Gregg Berhalter në Al Thumama. “Ne e kemi merituar fitoren dhe pozitën dhe ne tani dëshirojmë të shkojmë përpara. Ne nuk do të shkojmë në shtëpi këtë të diele”, komentoi ai.

Ndeshja kundër Holandës do të jetë shumë speciale

“Për ne ka qenë sfidë kthimi në këtë lojë dhe përgatitja për të luajtur kundër një skuadre shumë të mirë holandeze, me një trajner të mirë, me një ton kualitet në çdo pjesë të fushës”, shtoi Berhalter.

Për mbrojtësin Walker Zimmerman, skuadra kanë për qëllim të shkojë në finale. “Më shumë është punuar të dalim nga grupo, për shkak se ne i kemi ditur hapat e ardhshëm. Kjo është mënyra e vetme për ta fituar Botërorin, të dilni nga faza e grupeve. Kjo ka qenë detyra e parë”.

“Por, kemi shumë më tepër nga ky grup, më shumë se kemi pritur nga kjo skuadër. I tërë ambienti që na rrethon, ne nga fillimi kemi thënë, ne nuk do t’i paketojmë gjërat sepse ne do të jemi këtu deri më 19 dhjetor (një ditë pas finales) në kokën tonë. Ne dëshirojmë që kjo të ndodh. Për ta bërë këtë, ne duhet ta luajmë një ndeshje në këtë kohë. Por, ne sigurisht nuk po mendojmë që të luajmë me paratë e shtëpisë”.

Ata kanë kualitetin e duhur për t’ia dalë në ndeshjen e së shtunës

Pas fazës së vështirë të grupeve, trajneri Berhalter ka pushuar futbollistët e tij, të cilët janë të motivuar për t’u përballur me njërin nga Kombëtaret favorite për ta fituar Botërorin.

“Është një mundësi e mirë për ne. Do të jetë një ndeshje e pabesueshme”, tha Tyler Adam. “Natyrisht, ne kemi bërë një garë të mirë këtu dhe kemi luajtur me Kombëtare si Angli; Holanda mund të jetë një tjetër favorit si ata për ta fituar Botërorin”.

“Ata ia kanë dal shumë mirë në fazën e grupeve deri me tani, kanë futbollistë të jashtëzakonshëm, ne do të jemi gati për këtë lojë. Por, mendo se ne po shijojmë këtë moment, ne kemi kohë që të relaksohemi dhe rikuperohemi, të fokusohemi mentalisht”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...