SHBA lëshon alarmin: Valë e “luftëtarëve të huaj” kanë vërshuar Evropën

PUBLIKUAR

Një valë e paprecedentë e atyre që njihen si “luftëtarët e huaj” ka vërshuar në Evropë.

Alarmi është dhënë nga përgjegjësja e antiterrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Lisa Monaco, gjatë një vizite në Bruksel.

Monaco u ka bërë thirrje autoriteteve belge që të bëjnë më shumë, të punojnë me agjencitë e tjera dhe të shkëmbejnë më shumë informacione për luftën kundër ISIS.

Në një seri takimesh të zhvilluara, mes të cilave me kryeministrin belg Charles Michel, zonja Monaco ka folur për një fluks xhihadistësh që kthehen në Evropë të paparë më parë.

Edhe sipas Agjencisë federale gjermane të antikrimit, numri i të dyshuarve për terrorizëm që janë infiltruar mes emigrantëve të ardhur në Gjermani është më i lartë nga sa mendohej.

Sipas BKA, janë 369 sinjalizimet për persona të dyshuar dhe për 40 raste kanë nisur tashmë hetimet gjyqësore.

E njëjta zyrë konfirmon se rreziku për atentate në Europë dhe sidomos në Gjermani është shumë i lartë. “Sulme të reja nga celulat terroriste islamike nuk mund të përjashtohen”, ka deklaruar BKA. /TCH/

SHIKO MË SHUMË

Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për nisjen e trajnimit bazë për rekrutët...

152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 lindje me binjakë

152 lindje janë realizuar gjatë javës së kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës...

Për 24-orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të...