SHBA: Kosova burim i parëndësishëm i narkotikëve

PUBLIKUAR

Në raportin vjetor mbi narkotikët në vendet e ndryshme të botës, Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë vlerësimin se Kosova nuk është një burim i rëndësishëm i narkotikëve, por në anën tjetër mbetet një vend kalimtar prej nga drogat e llojeve të ndryshme kalojnë për në vendet e Evropës Perëndimore.

Në Raportin mbi Kontrollin Ndërkombëtar të Narkotikëve që ju dorëzua Kongresit, ofrohet një vlerësim i plotë i përpjekjeve të qeverive të huaja për të reduktuar narkotikët e ndaluar, prodhimin, trafikimin dhe përdorimin e tyre në përputhje me detyrimet ndërkombëtare sipas traktateve të OKB-së.

Në raport thuhet se Kosova zhvillon luftën kundër drogave përmes disa agjencive dhe me një strategji kombëtare dhe se në periudhën nga janari deri në shtator të vitit 2014 janë konfiskuar 672 kilogram marihuanë, 21 kilogram kokainë dhe më pak se dy kilogram heroinë, që përbën shtim të ndjeshëm të marihuanës dhe kokaninës ndërsa ka pasur rënie të heroines në krahasimi me vitin 2013.

Kur është fjala tek Kosova si vend i kalimit të drogës për në vendet e Evropës thuhet se këtë e karakterizojnë pozita e saj gjeografike dhe rrugët tradicionale pastaj mos kontrollimi i pjesës veriore, varfëria dhe sistemi jo shumë efikas i menaxhmiit të kufirit.

Lidhur me përdorimin e drogave në Kosovë thuhet se më e preferuara të jetë marihuana ndërsa shumica e përdoruesve janë të rinj dhe meshkuj.

Raporti thekson se Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të forcojnë dhe ndërtojnë marrëdhëniet me policinë e Kosovës duke ju ofruar ndihmë teknike dhe aftësim nëpërmes programeve amerikane të ndihmës. Që nga viti 2014 Kosova dhe Shtetet e Bashkuara janë në fazën e negocimit të marrëveshjes së ekstradimit, thekson ndër të tjera raporti i Departamentit të Shtetit. /rtk/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...