SHBA kërkon takim me Rusinë rreth mosmarrëveshjes për mbrojtjen raketore

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një takim të posaçëm me Rusinë për shkeljet e dyshuara të një marrëveshje të rëndësishme, nga periudha e Luftës së Ftoftë, të kontrollit të armëve, një ndryshim i politikave që i bën jehonë frikës së SHBA-së për qëllimet e Rusisë.

Takimi i planifikuar i Komisionit Special Verifikues, i caktuar në një të ardhme të afërt, përqendron vëmendjen në shqetësimet për marrëveshjen për Raketat Bërthamore, të një game të mesme të vitit 1987.

Marrëveshja që ndalon testimin, prodhimin dhe mbajtjen e raketave tokësore me gamën prej 500 deri në 5500 kilometra, ka hequr gjithë shtrirjen e raketave në Evropë dhe ka vendosur një sistem të gjerë të verifikimit dhe pajtueshmërisë. Marrëveshja qe konsideruar si jetike në marrëdhëniet e ‘shkrira’ ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Dy vjet më parë, Shtetet e Bashkuara theksuan se Rusia po shkelte marrëveshjen, duke zhvilluar një sistem raketor që ishte përfshirë në marrëveshjen e cila e ndalonte këtë gjë, transmeton Rel.

Moska hodhi poshtë akuzat, dhe më vonë akuzoi SHBA-në për përpjekje që të instalojë elemente të një sistemi raketa-mbrojtës në Evropë, që në fakt ishte ndaluar me marrëveshjen e mëhershme.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...