ShBA-ja publikon listën zyrtare të shteteve që i ka ftuar në Samitin e Demokracive

PUBLIKUAR

Departamenti i Shtetit ka publikuar listën zyrtare të shteteve që do të marrin pjesë në Samitin e Demokracisë, më 9 dhe 10 dhjetor në SHBA, raporton Express

Në listën zyrtare të publikuar tashmë është edhe Kosova.

Ftesa për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive i erdhi më 15 nëntor Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nga Presidenti amerikan, Joe Biden.

Këtë e kishte konfirmuar vetë Osmani përmes një statusi në Facebook.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.  Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, fillimisht Kosova nuk ishte pjesë e shteteve që do të merrnin pjesë në Samitin e Demokracive.

Prestigjiozja amerikane “Politico”, pati publikuar listën e shteteve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë, për Samitin e Demokracive që do të mbahet në dhjetor të këtij viti. Në këtë listë, figuronin 100 shtete, por jo edhe Kosova, Serbia dhe Bosnja.

Listën e plotë të publikuar nga GASH mund ta gjeni KËTU.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...