SHBA-ja për dialogun Kosovë–Serbi: Kryejeni!

PUBLIKUAR

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka shprehur mbështetjen e tij për emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ka ardhur koha që të bëhet përparim i vërtetë në dialog.

Giacobbe ka shkruar në Twitter se Kosova dhe Serbia duhet ta kryejnë këtë punë, raporton Gazeta Express.

“Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak ka të drejtë, është koha e fundit për përparim të vërtetë në dialogun Kosovë – Serbi. Kryejeni!”, ka shkruar Giacobbe.

Lajçak dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi me të dy palët është bërë ndaras.

“Sot i prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata për takimin e të hënës të Këshillit të Punëve të Jashtme dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha e fundit për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak në Twitter pas takimeve.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...