SHBA-ja konfirmon mbështetjen për zhvillim të Njësisë së Inteligjencës në burgjet e Kosovës

PUBLIKUAR

Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, priti në takim Atashenë e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Kimberly Riffe dhe këshilltaren e programit për Shërbimin Korrektues, Pamela Wallace, me të cilat diskutuan lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes SHKK-së dhe ICITAP-it.

Gjatë takimit, Riffe, tha se ICITAP do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, sidomos në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit, veçanërisht stafit të Njësisë së Inteligjencës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga SHKK-ja.

Sipas komunikatës, Gashi, e ka njoftuar Riffen, për punën, sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria Amerikane po i jep Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes ICITAP.

ICITAP përmes donacioneve dhe trajnimeve të ndryshme ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes zhvillimin e SHKK-së në të gjitha fushat, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi i cili është i vet qëndrueshëm, i sigurt dhe i pavarur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...