SHBA e Rusia bashkë kundër militantëve në Siri

PUBLIKUAR

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pranë bashkëpunimit në aksione ushtarake kundër militantëve në Alepo. Kështu shkruajnë agjencitë ruse të lajmeve duke cituar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Luftimet për kontrollin e qytetit të ndarë me dy milionë banorë janë ashpërsuar gjatë javëve të fundit dhe rebelët që luftojnë kundër qeverisë kanë shënuar progres, transmeton TCh. Rusia mbështet presidentin sirian Bashar al Asad, ndërsa SHBA kërkon largimin e tij. Por të dy superfuqitë po zhvillojë bisedime për të gjetur një zgjidhje politike për luftën civile.

“Jemi në një fazë shumë aktive negociatash me kolegët amerikanë. Po i afrohemi gjithnjë e më shumë një plani, vetëm për Alepon, që do të na mundësojë të nisim të luftojmë bashkë për të sjellë paqen, në mënyrë që njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre në këtë zonë të trazuar”, citohet Shoigu nga agjencia ruse Ria.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë gjithashtu me dije se për bombardimet ka përdorur baza ushtarake në perëndim të Iranit. “Avionë të tipit “Tupolev-22M3” dhe “Sukhoi-34″ javën e kaluar u ngritën nga baza e Hamedanit”, thuhet në një komunikatë.

Të pyetur nga mediat, zyrtarët amerikanë thanë se nuk kanë asnjë koment për të bërë, por theksuan se mbeten në kontakt të ngushtë me zyrtarët rusë. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po përpiqet që të arrijë një marrëveshje për ndalimin e luftimeve në Siri në bashkëpunim me Rusinë.

Beteja për Alepon është shndërruar në një prej konflikteve urbane më shkatërrimtare të kohëve moderne dhe sipas analistëve, fuqitë e mëdha, në veçanti Rusia, po vihen para presionit të madh që të ndërhyjnë bindshëm dhe t’i japin fund luftës civile që vazhdon prej më shumë se 5 vjetësh.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...