SHBA dhe Rusia dështuan të arrijnë marrëveshje për Sirinë

PUBLIKUAR

Diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për uljen e intensitetit të luftimeve në Siri.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të shtetit tha sot se bisedimet ndërmjet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë samitit G20 në Hangzhou të Kinës, kanë përfunduar pa marrëveshje.

Tashmë për disa javë, Kerry dhe Lavrov po zhvillojnë bisedime për forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, për luftimin e grupit, Shteti Islamik, dhe të ekstremistëve të tjerë në Siri, transmeton Rel.

SHIKO MË SHUMË

Policia e ‘lëshon dorën’: 1,720 gjoba trafiku në vetëm 24 orë

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 720 gjoba trafiku gjatë 24 orëve...

Rama: Kemi fituar shumë beteja, do ta fitojmë edhe të fundit

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se...

Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga ajri të Marshit për...