SHBA: Akuza për Rusinë lidhur me bombardimin e civilëve

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë dhe presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për “fushatë të harmonizuar” kundër civilëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha mbrëmë se forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga aeroplanët e Rusisë, po përpiqen “t’i bombardojnë civilët për t’i gjunjëzuar”.

Këto komente u bënë pasi qeveria e Sirisë javën e kaluar ka shpallur ofensivë të re kundër kryengritësve opozitarë në qytetin lindor Alepo, ku jetojnë afro 275 mijë njerëz, raporton Rel.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 231 civilë janë vrarë nga dhuna në këtë qytet dhe në periferi të tij, prej se armëpushimi njëjavor, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, u shkatërrua më 19 shtator.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...