Luke Shaw ka vendosur që t’i tregoj Mourinhos se ka potencial për të qenë pjesë e skuadrës së tij për stinorin e ri.
23-vjeçari, i cili i ka bërë vetëm 22 paraqitje në Premier ligë gjatë këtyre dy stinoreve, dhe ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin anglez, transmeton Gazeta Express.
Ai ka dhënë një intervistë para udhëtimit me skuadrën për në SHBA.
“Ka mundësi për të gjithë lojtarët, jo vetëm për mua. Unë e shikoj kështu. Pesë ndeshjet e ardhshme janë për fitnes”.
“Dua t’i tregoj menaxherit që mund të jem pjesë e skuadrës së tij. Kur të kthehen të gjithë, dua të jem unë i pari në fletën e ekipit. Është koha që t’i tregoj atij se mund të jem në këtë skuadër”. /Gazeta Express.


