Sharje, kërcënime, ofendime – çmimi final në Big Brother VIP Albania bie në 52 mijë euro

PUBLIKUAR

Ditën e sotme (e hënë) banorët janë përballur me një tjetër provë në Big Brother VIP Albania.

“Prova e mosreagimit” – është detyra tjetër që iu dha nga ‘Vëllai i Madh’ ku konkurrentët nuk duhet të reagojnë kur brenda shtëpisë të hyjnë njerëz, kafshë apo edhe t’u lëshohet ndonjë gjë në ekran.

Me këtë rast, atyre i është treguar se tashmë çmimi i madh prej 100 mijë eurosh ka rënë në 52 mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo për shkak të sharjeve, kërcënimeve e po ashtu edhe ofendimeve që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.

Prova e radhës iu ofrua për të rikuperuar çmimin, meqë nga kjo nëse e kryejnë me sukses do të fitojnë plot 10 mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, ata duket se do ta humbasin këtë provë pasi kanë reaguar ndaj disa gjësendeve brenda.

Pritet të shihet në vijim se çfarë tjetër do të jetë në kuadër të kësaj sfide. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...