Shaqiri pas golit: Ëndërroj ta fitoj Premierligën, dua t’i gëzoj tifozët e Liverpoolit pas 30 vjetëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Xherdan Shaqiri ka thënë se ëndërron ta fitojë titullin në Premierligë me Liverpoolin, pas një paraqitjeje brilante duke e shënuar një herë në fitoren e të kuqve 5:2 kundër Evertonit të mërkurën në Merseyside.

Anësori nga Gjilani gëzoi 90 minuta lojë si rrallë herë në derbin e Merseyside dhe e shpagoi besimin e Jurgen Klopp duke luajtur rol kyç në triumfin e Liverpoolit, raporton Gazeta Express.

Ylli i Kombëtares së Zvicrës shënoi golin e parë të sezonit në rikthimin e tij nga lëndimi si titullar për herë të parë këtë edicion.

Edhe pse me fitoren e djeshme Liverpooli lë 11 pikë prapa Manchester Cityn, Shaqiri këmbëngul se skuadra e tij ende ka shumë punë për t’u siguruar se titulli është i saj.

“Ne duhet të fitojmë ndeshje, kjo është më e rëndësishme. Të qëndrojnë në nivel të lartë, të rikuperohemi mirë dhe pastaj shohim”, tha Shaqiri pas ndeshjes.

“Jemi në formë të mirë dhe shpresoj se do të qëndrojnë në krye të ligës”, shtoi ai.

“Të jem i sinqertë, ëndrra ime më e madhe është ta fitoj Premierligën me këtë klub. T’ua jap tifozëve titullin pas 30 vjetëve”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...