Shaqiri ka disa fjalë për Guardiolën

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri me skuadrën e tij Stoke City do ta presin Manchester Cityn gjatë ditës së sotme.

Ndeshja e parë e ditës së shtunë në Ligën Premier do të zhvillohet nga ora 13:30.

Për yllin kosovar do të jetë një takim i rëndësishëm pasi do ta ketë përballë Pep Guardiolën, trajnerin që nuk i dha rastin e duhur te Bayerni.

Ai ka folur për ‘Daily Mail’, duke e lavdëruar trajnerin Mark Hughes por ka disa fjalë edhe për Pep Guardiolan.

“Shkova te Interi dhe mijëra tifozë kishin dalë në rrugë për të më pritur. Ishte diçka e bukur”.

“Pasi arrita në Stoke nuk kishte asnjë tifozë por ishte Mark Hughes në aeroport që më priti dhe më erdhi shumë mirë pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë”, deklaroi Shaqiri.

“Guardiola ishte shumë i mirë sa i përket asaj që ndodh në fushë, por komunikimi me të nuk ishte aq i mirë”, përfundoi Shaqiri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...