Shaqiri i gatshëm për Leicesterin

PUBLIKUAR

Xherdan Shaqiri ndihet i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e tij Stoke City kundër Leicester Cityt.

Ndeshja ndërmjet Leciesterit dhe Stoke Cityt zhvillohet të shtunën, në kuadër të xhiros së 23-të të Premier Leagues së Anglisë.

Mesfushori 24-vjeçar të enjten ka stërvitur së bashku me bashkëlojtarët. Ai shpreson që edhe gjatë ditës së premte të stërvitet intensivisht.

“Jam i lumtur që jam kthyer dhe jam plotësisht i gatshëm të luaj në fundjavë. Kam munguar vetëm një periudhë të shkurtër dhe jam shëruar shumë shpejt, që është kënaqësi. Unë ndihem i gatshëm dhe i fortë. Kjo është e rëndësishme për mua. Jam i gatshëm të jap kontributin tim që Stoke City t’i fitojë ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Shaqiri të enjten për “Stokesentinel.co.uk”.

Reprezentuesi i Zvicrës, skuadrës angleze i mungoi dy ndeshje për shkak të një lëndimi. Mesfushori nga Gjilani, në 16 ndeshje të zhvilluara me Stoke Cityn, ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...