Shaqiri: Futbolli anglez më i miri në botë

PUBLIKUAR

Mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, beson se është përshtatur mirë në Ligën Premier, të cilën e konsideron më të mirën në botë.

Futbollisti shqiptar kaloi te Potters nga Interi për 12 milionë funte gjatë verës dhe tashmë është bërë nga të pëlqyerit e fansave.

Krahas Anglisë dhe Italisë, në të kaluarën 24-vjeçari ka luajtur edhe në Gjermani (te Bayern Munich).

“Prej se kam ardhur këtu, që prej ndeshjes së parë, më ka pëlqyer futbolli dhe e shijoj shumë në fundjava”.

“Unë jam nga ata lojtarë që u pëlqejnë të shkojnë një me një, prandaj Liga Premier është e përsosur për mua”.

“Futbolli anglez është paksa ndryshe, por është futbolli më i mirë në botë”, ka thënë Shaqiri për Sky Sports. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...