Mediet britanike e kanë futur në listën e futbollistëve mbi peshë mesfushorin shqiptar të Stoke Cityt.
Xherdan Shaqiri është gjetur në listën e futbollistëve që janë mbi peshën e duhur në Premier Leaguen e Anglisë ku ai luan me uniformën e Stoke City. Sipas një vlerësimi të bazuar në faktorin BMI (Body Mass Index) del se Shaqiri renditet në vendin e 12-të me 72 kilogramë peshë për 169 centimetra gjatësi.
Shaqiri edhe kur ka qenë tek Basel e Inter Milano ishte këshilluar se duhet të heq kilogram, madje deri në 3-4. Listën e 26 “trashaluqëve” të Premier Leagues e ka përpiluar gazeta, Manchester Evening News.
Në këtë listë prinë Martin Olsson, ndërsa në të janë edhe disa yje të njohura të futbollit britanik si Yaya Toure, Memphis Depay, John Terry, Romelu Lukaku. /Telegrafi/


