Shaqiri ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Bayerni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Shaqiri ende nuk ka vendosur nëse do të largohet nga Bayerni

Xherdan Shaqiri e ka përsëritur dhe një herë që dëshiron të luajë më shumë. Por, ylli i përfaqësuese së Zvicrës ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet apo do të largohet nga Bayern Munich.

Xherdan Shaqiri ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Ylli i përfaqësueses së Zvicrës ka deklaruar haptazi se dëshiron më shumë minuta nga trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola.

Por, ish mesfushori i Baselit ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet apo do të largohet nga Bayern Munich. Këtë e ka thënë në një intervistë dhënë tabloidit zviceran Blick.

“Është thënë shumë, por unë kam kontratë me Bayernin deri në vitin 2016. Në dimër, ne do të shohim se çfarë do të ndodh, por është herët të flitet tani. Unë në mënyrë të qartë kam thënë se dua të luaj më shumë, dhe verës kam kërkuar të largohem, por klubi vendosi që unë mos të ik”, ka deklaruar ai.

“Pas Kupës së Botës kam ndjerë se do të ishte më mirë për mua që të provoni diçka të re. Mendova për një ndryshim pasi kisha shumë oferta. Pastaj Bayerni vendosi që unë duhet të mbetet. Por, ndjej gjithashtu edhe në Munich shumë i mirë”, ka theksuar Shalqiri.

Së fundit, ueb faqja fichajes.net, ka shkruar se Tottenham është e gatshme t’i ofroj 25 milion euro Bayern Munichut për mesfushorin kosovar, Xherdan Shaqiri.

Kurse, Tuttosport ka shkruar sot se Juventus do ta largojë sulmuesin Sebastian Giovinco, dhe në vend të italianit planifikon ta transferojë Shaqirin. Kurse, për gjilanasin interesim kanë shfaqur edhe Romës, Interit, Atletico Madridit dhe Arsenalit

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...