Shaqiri e pret me padurim golin e parë në Ligën Premier

PUBLIKUAR

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri i cili u transferua në Stoke City gjatë verës që lamë pas ka folur për Ligën Premier.

Shaqiri ka deklaruar se për të është e rëndësishme të vazhdoj të punoj edhe më shumë, pasi mezi pret të shënoj golin e parë.

“Mezi po pres të shënoj golin tim të parë. Për mua është e rëndësishme të punoj për ekipin e parë dhe pas kësaj ne do të shohim”.

“Mendoj që secilit lojtar i merr kohë deri sa të adaptohet te një skuadër e re, pasi që futbolli anglez është ndryshe nga ai italian dhe gjerman. Gjithsesi unë jam i lumtur që jam pjesë e Ligës Premier” ka thënë Shaqiri.

Kujtojmë se Xherdan Shaqiri ishte kritikuar shumë për kalimin e tij nga skuadrat e mëdha si Bayern Munchen dhe Inter drejt Stoke City.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Shaqiri e ka bërë zgjedhjen e duhur me kalimin e tij në Ishull. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...