Shaqiri dy gola, njërën me thembër! Zvicra i dha leksion Lituanisë (Video)

PUBLIKUAR

Shaqiri dy gola, njërën me thembër! Zvicra i dha leksion Lituanisë (Video)

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, me bashkëlojtarë të tjerë i dhanë leksion kombëtares së Lituanisë. Kombëtarja e Zvicrës shënoi fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj lituanëve, në ndeshjen e xhiros së katërt në grupin E të eliminatorëve për Euro 2016. Futbollistët e Zvicrës bënë lojë shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë ku thyen mbrojtjen si bunker të skuadrës mike. Shaqiri bëri paraqitje të jashtëzakonshme i cili ishte edhe sebep që u thye mbrojtja e Lituanisë. Lituania është me fat që nuk pësuan debakël edhe më të madh, pasi që raste të mira për gola patën edhe Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri etj. Në minutën e 66-të, korrne për Zvicrën. Shaqiri e merr përsipër që të kryen goditjen nga këndi dhe aq bukur harkon sa portieri Arlauskis duke tentuar ta evitojë rrezikun futi topin në rrjetë dhe 1:0. Epërsia i dha edhe më shumë zemër kombëtares së Zvicrës, e cila edhe tri herë ndëshkoi portën lituane. Shaqiri si mjeshtër i vërtetë me shokë i japin edhe më shumë zjarr lojës. Behrami me mjeshtri asistoi deri të Schar dhe ky shënon për rezultatin 2:0. Kroatio Drmiç për mrekulli e gjen trimin shqiptar, Shaqiri dhe trefishoi rezultatin (3:0) pikërisht në minutën e 80-të, duke varrosur shpresat e mysafirëve që nuk ishin rival i denjë për Zvicrën. Shaqiri apo i ashtuquajturi Messi i Alpeve, reaalizoi edhe golin e dytë. Drmiç për bukuri asistoi, ndërsa Shaqiri me thembër shënoi golin e fitores bindëse 4:0 në minutën e 89-të. Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi u aktivizuan nga minuta e parë dhe dhanë maksimumin. Mehmedi u ndërruar në minutën e 64-të nga Drmiç dhe la përshtypje të mirë. Shaqiri ishte kreator i fitores dhe më i miri i ndeshjes. Zvicra shënoi fitoren e dytë më radhë pas asaj 4:0 kundër San Marinos dhe ngjitet në vend të dytë me 6 pikë ose ka gjashtë më pak se Anglia e cila kryeson. Sllovenia e Lituania janë në vend të tretë përkatësisht të katërt me 6 pikë, pastaj Estonia ka 4 dhe San Marino 1 pikë.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...