Shaqiri asiston në fitoren e Zvicrës ndaj Çekisë

PUBLIKUAR

Zvicra regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe e mbylli me fitore edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve.

“Helvetikët” mposhten Republikën e Çekisë në ndeshjen e fundit në Grupin 2 të Ligës A, shkruan Gazet Express.

Remo Freuler (29’) dhe Breel Embolo (30’) shënuan golat e fitores për zviceranët – teksa vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri ishte asistues te goli i parë.

Golin e vetëm për çekët e shënoi Patrik Shick (45’).

Zvicra e mbylli këtë sezon si e treta në grup me 9 pikë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën A edhe për sezonin tjetër.

Çekia, si e fundit në grup me 4 pikë, në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës B. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...