Shansi i jetës për Rashican, për atë interesohet gjiganti anglez

PUBLIKUAR

Msfushori i talentuar shqiptar, Milot Rashica, do të ketë mundësinë në këtë sezon që të tregojë vlerat e tij para përfaqësuesve të stafit teknik të skuadrës angleze të Chelseat.

Futbollisti shqiptar është pjesë e Vitesses në Holandë, një klub në të cilin Chelsea huazon shumë lojtarë të akademisë së vet në mënyrë që të luajnë rregullisht. Për këtë arsye, Chelsea ka monitoruar vazhdimisht Vitessen në vitet e fundit.

Por këtë sezon, gjërat do të jenë pak më ndryshe, pasi londinezët kanë vendosur që të dërgojnë në Holandë një prej ekspertëve të tyre, trajnerin e ekipit U-21, Endi Majers. 42 vjeçari, i cili ka drejtuar Chelseat në suksesin në UEFA Youth League në sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e stafit teknik të Viteses për një sezon, transmeto GazetaOlle.

Detyra e tij do të jetë jo vetëm të mbikëqyrë zhvillimin e talenteve të rinj që Çelsi ka huazuar te klubi holandez, por edhe të mbikëqyrë futbollistë cilësorë në Holandë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e bluve.Kjo është një mundësi e artë për Rashicën që të tregojë vlerat dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Chelseat se është gati për hapin e madh në karrierë. Për futbollistin shqiptar është përfolur për një interesim nga Napoli.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...