Shalë dhe Gadime, vërehet migrim i madh i rinisë

PUBLIKUAR

Emigrimi ilegal është reflektuar në dy lokalitete të mëdha të Komunës së Lipjanit. Në dy fshatra, ndër më të mëdhatë në këtë komunë, Shalë dhe Gadime, vërehet migrim i madh i rinisë.

Vetëm në muajin e parë të këtij viti mësohet se nga Shala kanë emigruar më se 100 të rinj, ndërsa ky numër rritet edhe për më shumë se 20 veta më shumë në Gadime.

Atmosfera rinore, sipas Shqipërim Ademit, tashmë në Shalë të Lipjanit ka rënë dukshëm, e shkak sipas tij është bërë pikërisht emigrimi ilegal. “Nuk ka mbetur ditë pa e lëshuar Shalën 5-10 të rinj, të gjithë të moshës së artë. Tashmë në fshat, ka rënë dukshëm numri i të rinjve dhe ka rënë dukshëm edhe atmosfera rinore që ishte”, ka thënë ai.

Edhe Gadimja ka pësuar më shumë se të tjerët në këtë aspekt. Në këtë mjedis, pos rinisë ka pasur edhe familje të tëra që kanë ikur. Fadil Rexhepi, tregon se Gadimja e Epërme, por edhe ajo e Poshtme kanë mbetur pa të rinj, aktualisht me shumë pak prej tyre./Koha Ditore

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...