Shala: Nisma në këto zgjedhje do t’ia prishë shumëkujt kalkulimet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Sekretari për marrëdhënie me publikun i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka bërë me dije se pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj rruga e vetme janë zgjedhjet e reja parlamentare.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai është shprehur i bindur se ky subjekt politik në këto zgjedhje do t’i marrë mbi 10 për qind të votave.

“Ne jemi të bindur se Nisma Socialdemokrate do të dalë jashtëzakonisht mirë në këto zgjedhje. Ashtu siç kemi deklaruar edhe më herët, Nisma Socialdemokrate është një subjekt i cili është duke u rritur jashtëzakonisht shumë. Në këtë mënyrë besoj dhe jam i bindur se Nisma Socialdemokrate do të dalë aq mirë sa do t’ia prishë kalkulimet shumëkujt, të atyre që kanë dyshime në rezultatet e këtij subjekti politik. Besoj se rezultati i Nismës Socialdemokrate në këto zgjedhje do të jetë dyshifrorë”, ka thënë Shala.

Shala, i cili është edhe ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, ka treguar se në rritjen e Nismës Socialdemokrate ka ndikuar puna e mirë e ministrave të kësaj partie që kanë bërë në dikasteret e tyre dhe aktiviteti i deputetëve të saj në Kuvend.

Shala ka thënë se personalisht mendon se Nisma Socialdemokrate duhet të shkojë e vetme në zgjedhje.

“Personalisht mendoj se Nisma Socialdemokrate kësaj here duhet të shkojë e vetme në këto zgjedhje. Mirëpo për këtë çështje ende nuk kemi ndonjë vendim të organeve partiake. Kjo mbetet të shihet në ditët e ardhshme. Qëndrimi im personal është se duhet të shkojmë të vetëm në zgjedhje, mirëpo vendimin përfundimtar për këtë do ta marrin organet e Nismës Socialdemokrate”, është shprehur Shala.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...