Shala: Komuna e Prishtinës të merret me projekte zhvillimi e jo me projekte molotovësh

PUBLIKUAR

Asamblisti i LDK-së në Prishtinë, Flamur Shala ka kritikuar përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës për humbjen e 1 milion euro,

“Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës sikur nuk u panë në ndarjen e shpërblimeve për performancë të mirë të komunave të Republikës së Kosovës, në takimin e projektit të Demosit zviceran. Si pasojë e performancës së dobët të Komunës, kryeqyteti mbeti pa i përfituar mbi 1 milion euro. Prishtina nuk i ka përmbushur asnjë nga kriteret matëse të performancës”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ai më tej ka theksuar se kriteret e papërmbushura janë: 1. Prishtina me performinm jo të mirë 2. Nuk i ka përmirësuar shërbimet publike 3. Nuk është përmirësuese e demokracisë lokale, përkundrazi 4. I mungoi performanca minimale në realizimin e projekteve buxhetore!

“Udhëheqësia e Prishtinës merret me politizime të skajshme e më së paku me projekte konkréte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të kryeqytetit. Është e vonuar me shumëçka! Keq! Udhëheqësia e Prishtinës t’u shërbejë qytetarëve të saj me projekte zhvillimi e jo me projekte molotovësh – shkatërrimi”, ka theksuar Shala./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...