Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se janë arrestuar tre shqiptarë në Bujanoc, shkruan Gazeta Express.
Kamberi konfirmoi se dy prej tyre janë zyrtarë të komunës, teksa njëri ish-zyrtar.
Ai tha se arrestimi në proces zgjedhor për kinse vepra të kryera shumë vjet më parë është tendencioz.
“Serbia është vendi në të cilën, për çdo ditë e në çdo komunë, ka “keqpërdorime të detyrës zyrtare”, duke filluar nga presidenti i shtetit i cili, kur shpallë rezultatet zyrtare të Referendumit për ndryshimin e kushtetutës, para se ato t,i shpallë Komisioni zgjedhor republikan, thyen kushtetutën dhe bën shkjelje të detyrës zyrtare. Edhe arrestimet e djeshme në Bujanoc të dy zyrtarëve aktual komunal dhe një ish zyrtari, kur veç kanë filluar veprimet zgjedhore për zgjedhjet parlamerntare, është bërë traditë e veprimit të shtetit ndaj shqiptarëve sa herë që në Luginë të Preshevës ka zgjedhje”, ka shrkuar ai në një postim në “Facebook”.


