Sfidat e Messit para pensionimit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Lionel Messi mbushi sot 32 vjet dhe ende ka për ti dhënë shumë futbollit, por pensionimi i tij është shumë afër dhe ai ende nuk i ka përfunduar disa sfida që janë pjesë e listës së tij të dëshirave

Derisa ai tashmë ka shumë trofe dhe rekorde mbi supet e tij, më poshtë do të gjeni disa nga synimet që ende i kërkon argjentinasi, transmeton GazetaExpress.

Ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve

Messi e ka fituar kupën Europiane katër herë por ai dëshirën që ta fitojë për herë të pestë dhe ta ngreh atë në ajër si kapiten i skuadrës.

Barcelona nuk e ka fituar këtë garë prej vitit 2015 dhe numri 10 dëshiron që ta fitojë përsëri para se ti varë këpucët e tij.

Të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i kësaj gare, me 126 gola, por Messi nuk është larg tij pasi që ka shënuar 112. Argjentinasi është dy vite më i ri se portugezi kështu që ka mundësi ta kalojë atë.

Të fitojë diçka me Argjentinën

Pasi ka humbur finalet kryesore me Argjentinën gjatë tri verërave, më 2014, 2015 dhe 2016, Messi tani është i përkushtuar të fitojë ndonjë trofe me Albiceleste.

Ai e ka fituar një medalje olimpike me Argjentinën, por dëshiron që të fitojë një Botëror apo një Copa America pas kësaj.

Ta përfundojë debatin Messi-Ronaldo

Dueli i Messis me Ronaldon ka vazhduar për më shumë se një dekadë dhe Messi mund të prijë para portugezit para se të pensionohet.

Top i gjashtë i artë do ta ndihmonte atë dhe ai mund ta fitojë këtë çmim individual gjatë këtij viti.

Ti fitojë gjashtë tituj

Messi ka fituar gjashtë trofe në një vit gjatë kohës kur në Barcelonë ishte Pep Guardiola dhe ëndërron që ta përsërit këtë rekord unik.

Të shënon në Camp Noun e ri

Barcelona pritet ta rindërtoj stadiumin që mund të jetë gati deri në vitin 2023 dhe do të ishte një moment special nëse Messi do të shënonte aty, kur do ti mbushte 36 vjet. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...