Sfidat e Luginës së Preshevës gjatë vitit 2015 (Video)

PUBLIKUAR

Shqipëria verilindore, Kosova Lindore, apo Lugina e Preshevës që është nën sovranitetin e Serbisë, është ndarë nga Kosova me 1945 nga komunistët jugosllavë, si shkëmbim territoresh në veri të Kosovës me Leposaviqin dhe Zubinpotokun.

Por, ndër vite asnjëherë nuk arriti që popullsia shqiptare atje të fitojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Pjesa e parë e vitit 2015 i kushtoi Luginës së Preshevës me humbjen e më shumë se 1000 qytetarëve shqiptarë, pasi atyre u është marrë nënshtetësia nga ana e Serbisë.

Nxënësit nga Lugina e Preshevës edhe vitin 2015, si dhe 31 vite të tjera më parë, e vazhduan pa tekste mësimore në gjuhën shqipe. Ministria e Arsimit e Kosovës, kishte dhuruar një donacion me libra shqip për nxënësit shqiptar të Luginës, por ato u bllokuan në Nish të Serbisë.

Ky problem ishte ngritur edhe në Bruksel në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, përkundër zotimit nga pala serbe për një zgjidhje, librat vazhdojnë të mbesin të bllokuara. Madje edhe Bashkimi Evropian, nuk shprehu vullnet që ta rregullojë këtë çështje. /Gazeta Tribuna/

Për më shumë shikojeni videon e plotë të përgatitur nga Tribuna Channel/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...