Sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës

PUBLIKUAR

Java e tretë e Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Takimi hapës është ndërmjet RC Cola Dritës dhe Trepçës. Gjilanasit kanë dy humbje, kurse mitrovicasit dy fitore. ‘Xehetarët’ do të paraqiten pa Drilon Hajrizin, Valdrin Haxhiun dhe Burim Zekiqin, pas incidentit të javës së kaluar ndaj Prizrenit 16. Kjo e bënë sfidën më të balancuar dhe të dy skuadrat do të hyjnë për fitore.

Përballje shumë interesante pritet mes Prizrenit 16 dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet në Therandë, për shkak se palestra në Prizren po shfrytëzohet për vaksinimin e popullsisë, ashtu si edhe ajo në Gjilan. Prizrenasit kanë një fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse therandasit dy humbje. Skuadra nga Prizreni së fundi fitoi Superkupën, ndërsa Ylli është kampion i Kosovës dhe Ligës Unike.

Peja-Rahoveci është po ashtu një ndeshje interesante që zhvillohet të dielën. Pejanët kanë dy fitore në dy ndeshje, ndërsa Vreshtarët kanë një fitore dhe një humbje.

 

 

Java e tretë përmbyllet me takimin e rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, që zhvillohet në Rahovec. Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe një humbje.

Java 3

E shtunë

17:15 RC Cola Drita – Trepça

19:00 Prizreni 16 – Golden Eagle Ylli

E diel

17:15 Peja – Rahoveci

19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...