Sevdail Miftari: Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha në ”lagjen e Trimave”

PUBLIKUAR

Në vazhdim të seancës së sotme për ”Lagjen e Trimave”, deklarata të fuqishme kanë dhënë edhe të akuzuarit tjerë, të cilët kanë shpalosur detaje të panjohura deri më tani, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I akuzuari tjetër Sevdail Miftari pyeti se pse në aktakuzë nuk qëndrojnë edhe bisedat me Nimetullah Abdullahun.

“Nimetullah Abdullahu i ka organizuar të gjitha. Këta që po akuzohen për logjistikë nuk i njohë. Pse fshihen të tjerët? I merrni njerëz që ruajnë bagëti dhe i burgosni. Ku është Nimetullah Abdullahu të vijë këtu? Ai ishte afër meje”, tha mes tjerash Miftari.

Rufki Dogani ka përsëritur edhe njëherë atë që kishte potencuar edhe në një seancë tjetër të mëparshme.

“Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Sami Ukshini, Valoni, … janë dorëzuar të gjallë dhe i kanë dërguar në stacion. Kërkojmë që BE ta marr përsipër rastin, nënvizoi Dogani.

Kujtojmë se Rizaj dhe Ndrecaj sipas versionit të policisë janë vrarë gjatë luftimeve.

Ndërkaq Nasuf Beqiri, i akuzuar, ka kërkuar që rastin ta ndërmerr Prokuroria Speciale Publike.

Prokuroria: Anëtarët e grupit kanë pasur kontakte në mes vete

“Nga analiza e provave shihet se grupi njihet mes vete, ata kanë kontaktuar njëri me tjetrin. Vlerësojmë se Prokuroria Publike në rrjedhën e procedurës do të dëshmojë se aktakuza është ligjore”, tha mes tjerash Prokuroria Publike në fjalën hyrëse, raporton Portalb.

Pala mbrojtëse ka hedhur poshtë aktakuzën. Sipas avokatit Shasivar Iseni fakti që disa prej të akuzuarve njihen mes vete nuk është fakt relevant për tu bazuar aktakuza.

“Unë për herë të parë po dëgjoj fakte të tilla. Bisedimet në të cilat thirret Prokuroria nuk mund të më bindin se është bërë procedurë parahetimore. Provat duhet të vlerësohen nga një organ i pavarur. Nuk e pranojmë aktakuzën”, theksoi avokati mbrojtës Iseni.

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë”, ishte seanca e parë pas bashkimi të dy lëndëve në lidhje me këtë ngjarje. Për shkak të bashkimit të lëndëve, procedura nisi nga fillimi

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...

Brukseli dënon sulmet dhe zjarrëvëniet ndaj institucioneve në Shqipëri, kërkon që përgjigja e policisë të jetë proporcionale

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të...