Quique Setien ka zbuluar se si ish-trajneri i Barcelonës, legjenda Johan Cryff, e kishte frymëzuar atë për të menduar ndryshe për futboll.
Trajneri i tanishëm i Barçës Setien ka treguar se sa shumë e adhuronte holandezin në të kaluarën dhe se tani po përpiqet ta përsëritë suksesin dhe lojën e tij në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
“Derisa e shikova Barcelonën e Cruyff, nuk brengosesha shumë për taktikat. Shkoja vetëm për të luajtur dhe kaq”, tha Setien.
“Pastaj fillova ta shoh aspektin taktik, të analizoj çfarë po ndodh, të gjej arsye, ta kuptoj çfarë më pëlqen dhe ta krijoj një ide në kokë. Kjo është ideja që e kam ndjekur”, shtoi ai.
Ai foli edhe për përballjen me karantinën, për shkak të pandemisë koronavirus.
“Po kaloj mirë, po mësohem më të. Realiteti triumfon ndaj çdo gjë tjetër”, theksoi ai. /Gazeta Express/



