Setien hedh poshtë spekulimet për largimin e Messit

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është shprehur i bindur se Lionel Messit nuk do të largohet nga klubi katalonas, përderisa i ka hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm të argjentinasit në Inter.

Kapiteni argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist te klubi katalonas, përderisa ka lënë të kuptohet disa herë se mund të vendosë edhe të pensionohet në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Barcelona ka qenë e goditur nga disa skandale gjatë kohës së fundit, si zënkat mes drejtorëve, dhe kjo e ka vënë në pah kontratën e Messit që ia lejon argjentinasit të largohet nga Barcelona çdo verë pa asnjë cent, edhe pa dëshirën e klubit katalonas.

Për më tepër, kontrata e tij, e rinovuar për herë të fundit më 25 nëntor të vitit 2017, është e vlefshme deri më qershor të vitit të ardhshëm.

Kjo kontratë ia mundëson Messit të largohet në fund të çdo sezoni falas, edhe pa dëshirën e klubit, dhe kjo i shtoi spekulimet se argjentinasi mund të transferohet në Inter, gjë që ishte përmendur edhe gjatë verës së kaluar.

Megjithatë, Setien – trajneri i cili erdhi në Camp Nou në fillim të këtij viti, në vend të Ernesto Valverdes të shkarkuar – i ka mohuar spekulimet se Messi mund të vendosë të largohet nga Camp Nou.

“A do të largohet ai falas nga Barcelona? Jo, kjo s’do të ndodhë. Messi dhe Barcelona do të jenë gjithmonë të bashkuar”, ka thënë Setien.

“Kështu është. Leo ka qenë në Barcelonë që 20 vjet dhe askush nuk mund ta paramendoj një situatë që kjo të përfundojë në mënyrë të keqe”. /Gazeta Expres

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...