Sërish protestë për Haradinajn në Colmar, thirrje për shqiptarët që jetojnë në Europën Perëndimore

PUBLIKUAR

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinaj ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protestën e rashës të organizuar për lirimin pa kusht të Haradinajt, transmeton Gazeta Express

“Ndalimi i z. Ramush Haradinajt nga autoritetet e Republikës së Francës më 4 janar 2017 mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë dhe mbajtja e  kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!”, thotë komunikata për media.

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Haradinajt fton të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Protesta do të mbahet të shtunën në orën 14:00, në adresën “9 Avenue Raymond Poincare, 6800 Colmar – Francë”. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...