Sërish Hasani e Bajraliu sprovojnë forcat në finale

PUBLIKUAR

10-tenis-kosovaTurneu i madh i tenisit në vendin tonë, Dielli TEB Open 2014 tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe më joshëse.

Nesër pasdite do të luhet finalja e madhe e këtij turneu që tashmë ka krijuar emrin e një turneu prestigjioz.

Dy tenistët më të mirë të Kosovës, Gurash Hasani dhe Granit Bajraliu do të takohen për herë të katërt në finalen e turneut më të njohur të tenisit në Kosovë, Dielli TEB Open 2014.

Bartësi i parë, Hasani në gjysmëfinale fitoi ndaj katër herë kampionit të Dielli TEB Open, Jeton Hajdari (6:3, 6:3), ndërsa Bajraliu fitoi ndaj Burim Bytyqit (7:6, 6:0).

Tenisti prizrenas, Hasani deri më tani tri herë ka fituar Dielli TEB Open (2010, 2012, 2013), ndërsa Bajraliu ka qenë në shtatë finale, të gjitha të humbura.

Finalja luhet nesër dhe nis në orën 10:00 në terrenet e shkollës fillore, Ismajl Qemajli në Prishtinë.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...